Milan ka nisur kontaktet me yllin e Real Madridit, James Rodriguez.

Pas transferimit të Hakan Calhanoglu, Milani ka filluar negociatat me James Rodriguez, anësorin kolumbian të Real Madridit.

Milan që po nis një epokë të re, është i gatshëm të paguajë deri në 75 milionë euro për 25 vjeçarin, që për një shifër afërsisht të njëjtë, i është bashkuar Real Madridit në verën e vitit 2014.

Në rast transferimi, James do të bëhej lojtari i shtatë që i bashkohet Milanit këtë afat kalimtar.