Një komandat i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit e ka paralajmëruar Amerikën sot se nëse ajo e përcakton këtë gardë si organizatë terroriste dhe vendos sanksione të reja, atëherë veprimet e saj do të përbëjnë rrezik të madh për forcat amerikane në rajon.

Zyrtarët amerikanë thanë në fillim të këtij vitit se Administrata e Presidentit Trump po konsideronte një propozim që mund të çojë drejt përcaktimit të mundshëm të Gardës së fuqishme Revolucionare si organizatë terroriste, transmeton Express.

Ndërkohë, në mes të muajt qershor, Senati Amerikan votoi për sanksione të reja ndaj Iranit për shkak të programit të saj të raketave balistike dhe aktiviteteve të tjera që nuk kanë lidhje me marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore e arritur me Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera botërore në vitin 2015.

Për t’u bërë ligj, legjislacioni duhet patjetër ta kalojë Dhomën e Përfaqësuesve dhe të nënshkruhet nga Donald Trump.

Por, gjenerali Mohammad Baqeri, shef i Forcave të Armatosura të Iranit, ka thënë: “Ta llogarisësh Gardën Revolucionare njëjtë si grupet terroriste dhe të vendosesh sanksione të ngjashme ndaj Gardës Revolucionare është rrezik i madh për Amerikën dhe bazat dhe forcat e saj në vendosur në rajon.”