Deputetja e zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike, e që vjen nga qyteti i Skenderajt, Ganimete Musliu, ka uruar kryetarin e kësaj komune, Sami Lushtakut, lirimin nga të gjitha akuzat.

“Urime Kryetar! Edhe njeher deshmuat qe lufta e UÇK-se ishte lufte çlirimtare dhe e drejte”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Sami Lushtaku ishte Ish-komandanti i zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, në maj të vitit 2015 ishte dënuar me 12 vjet burgim, gjë që u bë në bazë të dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur “D”.

Gjykata Supreme sot liroi Lushtakun nga të gjithat akuzat për krime lufte, për të cilat ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës, e më pas 7 vite burgim nga Apeli.