Sneijder është lirë për një tjetër aventurë në karrierë, pasi ka ndërprerë kontratën me gjigantin turk.

Galatasaray ia ka ndërprerë kontratën mesfushorit të Holandës, Wesley Sneijder.

Ish mesfushori i Interit lidhet me një transferim të mundshëm në Los Angeles FC dhe Sampdoria dhe duket se do të zgjedhë të transferohet në MLS para Serie A.

33 vjeçari duhet t’i paguajë ish klubit 20 milionë euro nëse vendos të nënshkruajë me një tjetër klub nga Turqia, pas marrëveshjes për të ndërprerë gjithçka një vit më herët