Tre gjarpërinj vdekjeprurës kobra janë futur ilegalisht në SHBA, brenda paketimit të “çipsave”, përmes postës.

Agjentë federal kanë arrestuar një person në Kalifornia për trafikimin e reptilëve vrasës përmes përdorimit të Shërbimeve Postare Amerikane, në muajin mars.

Gjarpërinjtë janë zbuluar nga dogana dhe agjentët kufitar, të cilët e kishin inspektuar pakon dhe kishin gjetur tre kobra, secila e futur në pako të “çipsave”.

I arrestuari ka pranuar që kishte trafikuar edhe 20 kobra të tjera në mënyra të ngjashme më parë.

Ai është akuzuar të martën, dhe mund të përballet me 20 vjet burgim.

Sa i përket kobrave, dy prej tyre janë dërguar në Kopshtin Zoologjik në San Diego, ndërsa e treta ka ngordhur.