Nuset mund të duken më tërheqëse kur fustani i tyre krijohet me dorën e njeriut, pa patur nevojën e një përpunimi në fabrikë.

Dhjetëra gra nga e gjithë Amerika kanë konkurruar në festivalin ‘13th Annual Toilet Paper Wedding Dress’, që zhvillohet çdo vit.

Stilistet kanë krijuar veshje, materiali i së cilave ishte vetëm letra higjenike dhe 10 finalistet kishin përdorur 247 copë për një fustan.

Ndër to mori pjesë edhe një shqiptare, Mimoza Haska e cila arriti deri në finale.

Ato kanë përdorur ngjitës dhe disa fije për dekorim për të qenë pjesë e çmimit të madh prej 10 mijë dollarësh.

Fituesja e konkursit ishte Kari Curletto, që krijoi një fustan me bisht 180 cm të gjatë.

Ndërkohë, veshjet e tjera përmbanin detaje mbresëlënëse si kapele apo lule. Gjyqtarët për këtë vit ishin Mara Urshel, pronare e Kleinfeld dhe stilisti i njohur, Mikie Russo.

Loading...
Global