Gjatë periudhës së fundit, në Lipjan, disa grupe të ndryshme të të rinjve, kanë dëmtuar dhjetëra shtylla të ndriçimit publik mbi shporta të mbeturinave, ulëse e drunj dekorativë.

Me qëllim të vetëdijesimit të të rinjve për të mbrojtur hapësirat publike ka nisur një fushatë vetëdijesuese, raporton KTV.

Fushata po zbatohet nga organizata “Swiss Incorporation Helvetas” nëpërmjet OJQ’së “DEMOS” në bashkëpunim me komunën e Lipjanit.

Zyrtarët komunalë të Lipjanit, nëpërmjet kësaj fushate, kanë kërkuar nga qytetarët ta ruajnë pronën publike. Këtij projekti tashmë i janë bashkuar edhe qytetarët e Lipjanit.

Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, janë arrestuar dhjetëra persona si të dyshuar për dëmtim të pasurisë publike.