Në vend të terreneve të mira në të cilaat do të luhej futboll, në komunën e Sarajit hasen terrene të dëmtuara. Kjo fushë e futbollit në fshatin Sfillare të komunës së Sarajit është lënë pas dore, edhe pse duhej të ishte në shërbim të banorëve të këtij fshati dhe fshatrave për rreth, por edhe në shërbim të Klubit të futbollit “Rinia”. Fusha në Sfillare, është ndërtuar shumë vite më parë por ajo ende nuk është lëshuar në përdorim. Pikërisht ky është problemi kryesor që kjo fushë dhe objektet përcjellëse janë shkatërruar. Nga komuna e Sarajit për Alsat-M, thonë se nuk mbajnë kurrfarë përgjegjësie pasi ende nuk është lëshuar në përdorim dhe nuk është bërë pranim dorëzimi i saj.

 Është lënë një kohe pas dore. Jo për fajin e komunës, sepse atë e ka ndërtuar ARSM-ja dhe ende nuk është bërë pranim dorëzimi me komunën e Sarajit. Deri sa nuk bëhet pranim dorëzimi i atij objekti , nuk e ka të drejtën dhe obligim mirëmbajtjen komuna e Sarajit. Neve kemi bërë disa tentative te ARSM, që të përfundojnë punët e pakryera. Atje kanë mbetur një sërë punë të pa kryera. – thotë për Alsat-M, Xhelal Jakupi sekretar i komunës Saraj.

Terreni në Svillarë , është i ndërtuar po thuajse para një dekade , nga projekti qeveritar për ndërtimin e 50 fushave ndihmëse të futbolli. Kjo fushë është jashtë përdorimit dhe në fakt nuk ka të dhëna se për sa kohë ishte në përdorim.
“ Se në këtë fushë dikur është luajtur futboll. Një apo dy ose tri ndeshje futbolli, na rikujton pikërisht kjo vijë me të cilën ndahet fusha në dy pjesë dhe pikërisht pika e bardhë nga është nisur topi për herë të parë . Ose për herë të fundit për tu zhvilluar një ndeshje futbolli në këtë fushë të braktisur.“
Nga projekti qeveritar “50 fusha futbolli” në komunën e Sarajit, janë ndërtuar dy të tilla. Po thuajse dy terrenet si ai në Sfillare ashtu edhe ai në Lubin, janë në gjendje të keqe. Megjithëse autoritetet lokale pohojnë se terreni në Lubin është në gjendje të mirë dhe shfrytëzohet nga klubi i futbollit Saraj, kamera regjistroi një gjendje krejt tjetër. Kishte vetëm disa gjurmë se dikush dikur ka luajtur futboll dhe se tani një kohë ky terren është jashtë përdorimit. Ndryshe ndërtimi i një fushe të tillë e futbollit buxhetin shtetëror e kushtonte 200 mijë euro. ( Safet Ademi)