Jokushtetuese po cilësohet ftesa e presidentit, Hashim Thaçi, për të mbledhur në një takim konsultativ partitë politike që do të jenë pjesë e Kuvendit.

Shoqëria civile e vlerëson të panevojshëm takimin dhe thotë ai po bëhet për të blerë kohë për koalicionin PAN.

Por, ky takim i paralajmëruar të mbahet më 24 korrik, nuk parashihet me Kushtetutën e Kosovës.

Neni 66 i saj tregon për mënyrën e zgjedhjes dhe mandatin e Kuvendit, në pikën 3 e përcakton qartë rolin e presidentit, e që është thirrja e seancës së parë të Kuvendit.

AAK-ja ka konfirmuar ftesën, ndërsa LDK-ja dhe VV-ja nuk janë deklaruar ende, raporton KTV.

Ndryshe Presidenti Hashim Thaçi, është takuar në një kafiteri në Prishtinë me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, si dhe me kryetarin e Skënderajt, Sami Lushtaku.

Në takim ka marrë pjesë edhe Rrahim Pacolli. Ky i fundit ka thënë se janë takuar rastësisht dhe se ka qenë një kafe e rastësishme dhe private.

Global