Në fshatin Lez të Prizrenit, jeton vetëm një çift i moshuar

Çifti Bahtjar e Gjylnaze Berisha janë të vetmi që qëndruan në fshat nga 200 banorë sa kishte ky vend në vitin 2000.

Ata thonë se janë të izoluar në këtë vend, pasi nuk kanë kurrfarë mjeti të komunikimit, ndërsa që kanë mbetur edhe pa të vetmen mundësi të lëvizjes, që e kishin deri tash.

Në pamundësi për të shkuar në Prizren, afro 15 kilometra larg, ushqimin e vetëm që e kanë janë të mirat që i marrin nga bagëtia.