Studimet  fundit kanë zbuluar se portokalli është mrekullibërës në organizimin tonë. Përpos atyre të mirave që ne tashmë i dimë, portokalli po ashtu është edhe parandalues i çmendurisë shkruan Dailymail.

Përdorimi i frutave të ngjashme me portokallin, si grejfrut, limoni japin shenja të mira në funksionin e trurit. Një ekip nga Japonia të cilët janë marrë me këtë studim, kanë ardhur në përfundim se këto fruta janë armë e mirë kundër epidemisë moderne të çmendurisë.

Këto fruta japin efekt në mbrojtjen e trurit ndaj dëmtimeve, të cilat ngadalë qojnë në humbje të kujtesës.

Prandaj duhet të konsumoni sa më shumë fruta të tilla, në mënyrë që trurin tuaj ta mbani në formë dhe larg çdo rreziku të mundshëm.