Ajo ka patur shumë të dashur gjatë jetës së saj, por vetëm tre martesa, pasi me pjesën tjetër të meshkujve lidhjet zgjasnin shumë pak

Martesa e saj e parë ka qenë në vitin 1942, me marinarin James Dougherty, kur Monroe ishte vetëm 21 vjeç. Martesa zgjati vetëm katër vjet, pasi ikona kishte plane të tjera për jetën e saj, për të ndjekur ëndrrat e Hollywood, ndërsa James nuk bënte pjesë në planet e sekssimbolit. “Martesa ime nuk më ka trishtuar, por as nuk më ka bërë të lumtur.

Ne nuk kishim asgjë për të thënë me njëri-tjetrit”, është shprehur Marilyn për marrëdhënien me marinarin. Martesa e dytë për ikonën do të vinte në vitin 1954, kur ajo u martua me Joe DiMaggio, por kjo martesë zgjati vetëm 9 muaj. Sipas Monroe arsyeja e divorcit kësaj here ishte se Joe ishte shumë indiferent dhe pa humor. Martesa e tretë do të vinte në vitin 1956 me aktorin Arthur Miller, martesa me të cilin zgjati për pesë vjet.

Thuhet se ka qenë pikërisht gjatë marrëdhënies me Arthur, kur Monroe u bë e varur nga droga dhe alkoli që më pas i morën dhe jetën. Në vitin 1961 çifti u nda, pasi Arthur e la Marilyn për një fotografe. Ndërkohë shfletoni galerinë për të parë disa foto të rralla të ikonës së viteve ’50 në marrëdhëniet e saj me ish-bashkëshortët.