Pixie Grant kaloi momentet e para të jetës së saj jo në krahët e nënës, por në një vend shumë të çuditshëm: në një kuti plastike senduiçi.

Po, në një kuti senduiçi. Pixie u lind në javën e 28’të, sapo doktorët përcaktuan se ajo nuk ishte duke shtuar peshë në mitër.

Stafi mjekësor provoi një plan për ta shtyrë lindjen e saj, por e vogla Pixie u përcaktua të lindte në tetor, transmeton Gazeta Express.

Nëna e Pixie, Sharon, nuk kishte zgjidhje veçse t’i nënshtrohej operacionit emergjent. Momentin kur Pixie u lind, mjekët kuptuan se ajo kishte nevojë të ngrohej menjëherë ose do të vdiste.

Ajo peshonte vetëm 400gr! Ata kërkuan e kërkuan dhe nuk mund të gjenin ndonjë pajisje normale mjekësore për ta përdorur, sepse foshnja ishte shumë e vogël.

Kështu, një mjek mendoi shpejtë dhe e solli një kuti plastike senduiçi, për ta ngrohur foshnjën përderisa po nxitonin për ta dërguar në kujdesin intensiv.

Vajza ishte aq e dobët dhe e vogël sa që nëna e saj nuk mund ta mbante atë ose ta prekte për 18 ditë… dhe për 5 muaj të tjerë para se të shkonte në shtëpi.

Por më pas, foshnja shpëtoi dhe u kthye në shtëpi në gjendje të shëndoshë.