Real Madrid pritet t’i bëjë disa transferime dhe t’i largojë disa lojtarë gjatë kësaj vere

ESPN ka publikuar formacionin e Real Madridit për sezonin 2017/18, ku shihen dy mungesa të mëdha.

Bëhet fjalë për lojtarin më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo, i cili nuk është i lumtur dhe dëshiron të largohet,

Mungesë tjetër e madhe në këtë formacion është edhe Karim Benzema. Ai pëlqehet shumë nga trajneri Zinedine Zidane dhe ka qenë zgjedhja e tij e parë sezonin që lamë pas.

Në vend të këtyre dy futbollistëve pritet të luajnë Isco dhe Kylian Mbappe.

Francezi pritet që të transferohet gjatë kësaj vere nga Monaco për shumën e 1230 milionë eurove, duke e bërë kështu lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit.