E përditshmja sportive katallane, Mundo Deportivo, ka përpiluar formacionin e mundshëm të Manchester Unitedit për sezonin e ri
Manchester United në sezonin 2017/2018 do të ketë emra të rinj në formacion si: Romelu Lukaku, i transferuar nga Everton, e Ivan Perisic, i cili është afër blerjes nga Interi.
Kurse, në formacionin e Jose Mourinhos nuk do të jenë yjet e sezonit të kaluar: Zlatan Ibrahimovic, ende pa skuadër, dhe Wayne Rooney, i transferuar në Everton.