“Duam edhe një sulmues”, këto janë fjalët e drejtorëve të Milanit, që janë duke bërë revolucion.
Deri më tani Milani ka transferuar 10 lojtarë, por nuk duan të nisin sezonin edhe pa një tjetër sulmues.
Me transferimin e njërit prej tyre, që raportohet se mund të jetë sulmuesi i Borussia Dortmund dhe tashmë me kompletimin e blerjeve të Leonardo Bonuccit e Lucas Biglias, Milan me të vërtetë do të krijojë skuadër të fuqishme.
“Sport Mediaset” ka publikuar formacionin e mundshëm të Milanit për sezonin e ardhshëm, që duket i frikshëm.
Montella do të tentojë të luajë me skemën 3-5-2 sezonin 2017/18 me synimin për t’u rikthyer në Ligën e Kampionëve.