Forcat siriane të mbështetura nga SHBA-ja kanë rrëzuar muret e Qytetit të Vjetër të Raqqës ndërkohë që po përpiqen të rimarrin qytetin nga kthetrat e Shtetit Islamik, deklaroi ushtria amerikane.

Ai thotë se koalicioni ndihmoi në përparimin e Forcave Demokratike të Sirisë (SDF) duke qëlluar në dy pjesë të Murit historik të Raqqas.

Forcat e mbështetur nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, kanë rrethuar qytetin prej një muaji tashmë.

ISIS-i  është kapur Raqqa në vitin 2014, duke shpallur atë kryeqytetin e një “kalifati”.

Forcat Demokratike Siriane ishin ballafaquar me rezistencë të fuqishme në këtë mur nga luftëtarët e Shtetit Islamik, të cilët e kanë përdorur atë si pozicion luftarak dhe kishin instaluar mina dhe pajisje të improvizuara eksploduese kundër forcave kryengritëse që po avanconin.

ISIS-i pushtoi Raqqan para dy vitesh./