Luftëtarë të koalicionit Forca Demokratike Siriane (SDF), që e  përbëjnë grupet kryengritëse arabe dhe kurde të përkrahura nga SHBA-ja, rrëzuan pjesë të murit në Qytetin e vjetër të Rakës, në tentativë që të hyjnë më thellë në këtë qytet sirian, i cili tre vite është nën kontrollin e xhihadistëve të Shtetit Islamik (SHI).

Luftëtarët e SDF në dy vende me largësi prej 20 metrash, e kanë rrëzuar murin e qytetit të vjetër historik Rafika, i cili është i gjatë 2.500 metra dhe me ngadalë hynë në këtë rajon, duke vazhduar  me ofensivën e tyre të suksesshme kundër xhihadistëve.

SHI e ka marrë qytetin në vitin 2014 dhe së shpejti pas kësaj e ka shpallur “kryeqytet” të “Kalifatit të saj islamik”.

Njësitë e SDF-së të përkrahur nga aeroplanë amerikanë e filluan ofensivën e tyre kundër SHI-së nga fundi i nëntorit të vitit 2016, ndërsa nga java e kaluar e kanë rrethuar plotësisht qytetin e Rakës.

Sipas vlerësimeve amerikane në qytet ka ende rreth 2.500 xhihadistë.

Problem gjatë avancimit të kontrollit ndaj qytetit praqet prania e rreth 100 mijë banorëve në këtë qytet, që tani janë të “rrobëruar” midis dy palëve që janë në luftime.