Shqipëria është një nga destinacionet turistike më të lira për 2017-n. Kështu e ka cilësuar prestigjozja amerikane “Forbes”, vendin tonë në këtë sezon turistik.

Jo vetëm bregdeti, vendet arkeologjike, por edhe objektet e komunizmit të kthyera tashmë në art, janë disa elementë që tërheqin turistët duke e shndërruar vendin tonë në destinacionin e duhur për të pushuar.

“Në këtë cep të harruar të Europës, aty ku jo çdo kush shkon, mund të gjesh akomodim deri në 5 dollarë për person. Me plazhe fantastike, duke përfshirë edhe portin e Sarandës, Shqipëria i jep mundësi vizitorëve të shijojnë ujrat mesdhetare me çmime të arsyeshme. Akomodomi varion nga 5 dollarë për person por edhe shëtitjet në det janë të arsyeshme. Duke mos harruar edhe sitet historike përreth Shqipërisë ku hyrja është falas por edhe çmimet janë shumë të ulta nga 2 deri në 5 dollarë. Nga qyteti mesjetar i Gjirokastrës tek rrënojat e Butrintit, do të gjeni një pamje shumë të ndryshme të Europës, të cilën ia vlen ta vizitosh përpara se të dynden të gjithë.”

Global

“Forbes” sugjeron Jugun e Shqipërisë dhe Rivierën shqiptare si një nga destinacionet kryesore për 2017. Por përmend edhe ndërtesat e regjimit komunist që janë shndërruar në vende mjaft tërheqëse për t’u vizituar.

Shqipëria u vlerësua si një nga shtatëmbëdhjetë destinacionet botërore për tu vizituar, nga portali prestigjoz i lajmeve CNN, ne mesin e destinacioneve të SHBA-s, Kanadasë, Francës, Danimarkës, Kinës dhe Australisë.

T mobile In article [4]