Një kompani në Amerikë është duke menduar t’i rikthejë fluturimet supersonike me të njëjtin çmim të biletave aktuale të klasit ‘biznes’.

Kompania thotë se fluturimet njëdrejtimëshe nga Londra për në Nju Jork do të kushtojnë më shumë se 2,000 euro dhe do të marrin kohë 3 orë e 15 minuta, duke ulur kohëzgjatjen aktuale të fluturimeve që është 9 deri në 10 orë.

 Aeroplani, nëse matet, është 160kmh më i shpejtë se sa Concorde, transmeton Gazeta Express.

Kompania e quajtur ‘Boom’ është duke e ndërtuar një aeroplan të quajtur XB-1 për të cilin tha se është ‘në ndërtim e sipër tani dhe do të fluturojë vitin e ardhshëm’.

Kompania amerikane tha: “Braktiseni Nju Jorkun në 6 të mëngjesit, hani drekë dhe darkë në Londër, dhe kthehuni në shtëpi për t’i dërguar fëmijët në gjumë”.