Prej ditësh kanë qarkulluar lajme të ndryshme për largimin e moderatores Floriana Garo nga emisioni “Jo vetëm modë” dhe nga Shqipëria.

Pas një periudhë heshtje, përmes një statusi në Instagram Floriana ka pranuar largimin e saj. “Te dashur miq,

“Jo vetem mode” ka qene eksperienca me lartesuese dhe permbushese ne jeten time profesionale! Une e nisa rrugetimin tim ne televizionin Klan ndaj falenderoj me zemer per mundesine dhe besimin qe me ofroi. Falenderoj pafundesisht te gjthe ata qe kane besuar tek une dhe me kane nxitur te bej me te miren time por mbi te gjitha, publikun qe cdo te shtune ne oren 20.05 ka kthyer stacionin tek Jo vetem mode!

Une kam vendosur te nis nje kapitull te ri ne jeten time, sigurisht nje vendim aspak i lehte, por gjithcka ne jete mundohemi ta bejme per me mire.

Jam e bindur qe do te rishihemi prape ne te ardhmen! Xoxo, Floriana,”-përfundon postimi i Garos në rrjete sociale.