Flori është ende duke shijuar suksesin e këngës “Nallane 3”, por koncertet vazhdojnë. Ai dhe dj Vivky, Bruno dhe Klajdi janë intervistuar së fundmi për performancat gjatë verës.

Dj Vicky ka zbuluar sekretin e Florit që, megjithëse ata e organizojnë mbrëmjen paraprakisht me një playlistë në mendjen e tyre, mund të ndodhë që Flori të ndryshojë gjithçka dhe Dj Vicky duhet ta ndjekë live.

Djemtë e Three Dots janë pyetur nëse kanë ndër mend të realizojnë një këngë të katër së bashku. Kushdo do e imagjinonte një supersukses që do të shkundte radiot dhe kanalet muzikore dhe pak a shumë këtë ka thënë edhe Flori, por më konkretisht. “Unë di të them vetëm një gjë…të katër ne, na patë bashkë në një projekt, di të them vetëm një fjalë…despacito”.

Global