Flokët e shëndetshëm janë një sfidë e shumë njerëzve. Rritja e tyre është akoma edhe më e vështirë, sepse kërkon një kujdes të veçantë dhe për më tepër përpjekje nga ana juaj.

Mund të mos jetë gjithmonë efektive, sepse kjo lidhet edhe me faktorin gjenetik.

Por, nuk keni pse të tërhiqeni vetëm nga ky fakt, sepse ka gjithmonë përbërës që ndihmojnë në përshpejtimin e procesit të rritjes së flokëve.

Kosi është një përbërës i zakonshëm që përdoret jo vetëm si ushqim, por edhe për kujdesin ndaj flokëve. Ai është i pasur me vitamina dhe acide yndyrore që janë esenciale për shëndetin e flokëve.

I mban ato të buta dhe ju shpëton nga zbokthi. Ka aftësi të balancojë nivelet e pH të kokës tuaj duke rregullurr prodhimin e sebumit. Kur kombinohet edhe më përbërës të tjerë ka një efekt të mrekullueshëm, sepse i zgjat flokët brenda një kohe shumë të shkurtër.

Përbërësit:½ banane1 lugë gjelle kos3 lugë çaji mjaltë1 lugë çaji lëng limoni
Përgatitja:Copëtoni bananen dhe bëjeni pure në një tas të vogël. Shtoni më pas përbërësit e tjerë dhe përziejini mirë derisa të bëni një pastë homogjene. Aplikojeni përzierjen në rrënjët e flokëve derisa t’i mbuloni plotësisht. Mbajeni maskën për të paktën 25-30 minuta.

Lajeni më pas kokën si zakonisht. Përsëriteni këtë trajtim 2 herë në javë.Kjo maskë është jashtëzakonisht hidratuese, ushqyese dhe përmban komponentë pastrues për kokën. Përveçse ndihmon në rritjen e flokëve, i bën ato të duken gjithmonë të shëndetshëm.