Pak ditë më parë emisioni “Me zemër të hapur” në “News24” transmetoi një video të pazakontë. Familja Nacaj nga Kopliku kishte kapur “mat” me të dashurin nusen e djalit të tyre, dhe për ta faktuar këtë e kishin regjistruar me celular skenën e çiftit në krevat.

Më e rënda në gjithë videon disa minutëshe ishte momenti kur kunata hyn në dhomë dhe fillon të dialogojë me gruan, ndërsa bashkëshorti i saj e qëllon me pëllëmbën e dorës, dëgjohen britmat e fëmijëve të gruas që për çudi i mbante në të njejtën krevat ku flinte me të dashurin.

Por sot nga Vermoshi i largët ka zbritur drejt Tiranës, babai i nuses së familjes Nacaj. Ai thotë se ndjhet keq nga gjithçka e transmetuar, por drejton gishtin tek familja e dhëndrit dhe thotë se videon e kanë regjistruar para 7 muajsh dhe e kanë hedhur në rrjetet sociale.

INTERVISTA

Si ndjeheni zoti Marash?
Me keqardhje dal në këtë studio për këso gjanash. Që kur kanë lindur ata fëmijë përgjegjës për ta kam qenë unë ekonomikisht. Babai ishte këtu por nuk kishte punë. Kur iku në Amerikë i thashë ti po ikën, por nusja është e re. Ky iku si gjithë shqiptarët, por gjërat ju përdrodhën e s’mundi me marr familjen.

Pse mendoni që është ngritur një skenar? Kjo video qarkullon në zonën tuaj?
Po e kanë futur edhe në rrjetet sociale, jam shumë i indinjuar. I është ngritur skenar sime bije.

Pse është tejzgjatur ky proces gjyqësor?
Unë nuk e di, por nuk është dhënë urdhër mbrojtje, kjo video nuk do dilte në mbrojtje.