Një familje nga Kopliku kapi “mat” nusen e djalit të tyre me të dashurin dhe kishte xhiruar skenën e çiftit në krevat, në sy të fëmijëve të mitur. Kjo është historia që u trajtua dy ditë më parë në emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”, duke transmetuar dhe videon e tradhtisë bashkëshortore.

Në videon disa minutëshe kunata i thotë gruas “i pafsh hajrin, por fëmijët lëri rehat”.

Familja Naçaj (bashkëshorti është në SHBA prej 4 vitesh) e bëri publik rastin në TV, duke kërkuar që dy fëmijët të mos i mbajë më e ëma që u kap me të dashurin, por familja e të atit.

Gruaja e videos për “Gazeta Shqiptare”, ka shpjeguar të vërtetën e filmimit në krevat në sy të fëmijëve. Ajo ka theksuar se është jeta e saj private dhe se fëmijët i ka rritur me sakrifica. Ndërsa pretendon se familja e bashkëshortit e ka dhunuar sistematikisht.

L. N., shkon deri aty sa thekson se për këtë video i janë kërkuar burrit të saj në SHBA, 800 mijë lekë nga dhëndri i shtëpisë. /GSH