Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari i ngushtë i presidentit amerikan, Donald Trump pranoi sot se ka takuar katër herë palën ruse gjatë fushatës zgjedhore, por përgënjestroi çdo marrëveshje të fshehtë që mund të çonte drejt fitores së vjehrrit të tij.

Në një deklaratë të bërë publike nga mediat amerikane disa orë para seancës dëgjimore në komisionin e Shërbimeve Sekrete të Senatit, Kushner përshkroi kontaktet me ambasadorin rus në Uashington, Sergueï Kislyak dhe zyrtarë të tjerë ruse pasi ishte pjesë rutinë e funksionit të tij, ndërsa ai kujdesej për marrëdhëniet me qeveritë e huaja në stafin e fushatës elektorale të Trumpit

Global