Ndërkohë që në selinë blu po mbahen zgjedhjet për kreun e ri, ka reaguar deputeti i PD-së Gent Strazimiri, i cila ka sulmuar kritikët e Bashës në parti.

Përmes një mesazhi në faqen e tij të “Facebook”-ut, Strazimiri thekson se pretendimi për një PD të ‘reformuar’ nuk i duhet askujt.

Mesazhi i Strazimirit

Di të them vetëm se:
O nisesh për të mirën e PD dhe të vendit, o ia shkel syrin mjerove haremit të qeverisë që të simpatizojnë, promovojnë, sponsorizojnë…
Një PD e “reformuar” me bekimin, e sipas modelit të mjerove LE TË SHUHET SOT SEPSE NUK I DUHET ASKUJT!
Një PD e tillë do të ishte e dëmshme, E NEVERITSHME po aq sa mjero-politika, mjero-interesat, mjero-media, mjero-demokracia që po na le PA ATDHE!