Kampionin i arteve marciale Jon Koppenhaver u dënua me burgim të përjetshëm, pasi rrahu të dashurën e tij, aktoren pornografike Christy Mack.

Sportisti shumë herë ka patur probleme me ligjin për shkak se ka shfaqur tendenca për të qenë i dhunshëm.  Madje, edhe më parë ka qenë i burgosur për sulme të ndryshme.  Lidhja më shumë se 1-vjeçare e çiftit përfundoi në 2014, atëherë kur Christy do të tregonte se  ai abuzonte shpesh me të.

Ajo ndodhej me partnerin e ri në dhomën e apartamentit të saj kur sportisti ka ardhur papritur dhe ka nisur të sulmojë çiftin. Ndërkohë që War, godiste barbarisht të dashurin e saj të ri, ajo iu përgjërua që të ndalonte.

Aktorja ka thënë se tani që ai  ka marrë dënimin mundet të flejë e qetë sepse gjatë gjithë kohës kam pasur frikë.