Për vrasjen e dy vëllezërve në Kosturiq policia në Pejë ka arrestuar katër persona.

Tre prej tyre janë vëllezërit me mbiemrin Panxha, pronarë të malit ku janë gjetur dy të vrarët.

Ata janë ndaluar për 48 orë.

Por Haxhi Panxha mohon që vëllezërit e tij të kenë pasur konflikt me familjen Berisha.

“As nuk dijmë e as kurrë telashe me ta s’kemi pasë. Policia është ardhë në natje dhe e ka bastis shpijen, nuk ka gjetë kurrfarë sheje, kurgjo s’ka pasë”, tha ai për Klan Kosova.

T mobile In article [4]

Policia që ka arrestuar edhe një person tjetër për vjedhje pylli e që me gjasë është personi që dëshmoi për vrasjen ka konfirmuar se të dy vëllezërit janë qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë e të shënave kishin ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Trupat e pa jetë të viktimave janë dërguar për obduksion në Prishtinë ndërsa varrimi i të ndjerëve sipas familjarëve pritet të bëhet të dielën.

Pas vrasjes së katër djemve të familjes Berisha, në shtëpinë e tyre jeton vetëm nëna e moshuar e djemve dhe gruaja e njërit nga djemtë e vrarë.