Fjolla Morina ishte e ftuar në emisionin Mama’s Trip, i cili edhe këtë javë u realizua në rivierën turke. Këngëtarja tregoi informacione të shumta për jetën private dhe atë profesionale.

E pyetur nga Big Mama se pse në këngët e saj përdor fjalë “banale”, Fjolla ka thënë se nuk janë shumë banale dhe se ka shumë këngë të tjera, që janë më banale se të saj.

Ndërsa lidhur me videoklipet e saj provokative ajo tha se “patjetër që duhet me qenë provokative krejt yjet e botës i kanë këngët provokative”, teksa përmendi edhe disa emra të njohur.

Për më shumë dëgjojeni intervistën e Fjollës në videon e mëposhtme.