Deputeti i PD Genc Pollo ka përgëzuar Lulzim Bashën për fitoren që mori për kreun e PD-së, ndaj kandidatit tjetër Eduart Selamit, zgjedhje këto që u mbajtën ditën e djeshme.

Përmes një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’, Pollo thotë se vota e ditës së djeshme tregoi atë që dihej, ndërsa nga ana tjetër ka përgëzuar edhe Selamin për fushatën që bëri.

“Urimet më të përzemërta kryetarit të PD Lulzim Basha. Vota e anëtarësisë tregoi atë që ndihej e dihej. Përkrahje për sfidat jo të lehta që presin PD e Shqipërinë Përgëzime z Selami për fushatën gojëmprehtë e sidomos për qendrimin ndaj rezultatit e urimin e fituesit. Koha për të parë përpara e për të kontribuar për Partinë Demokratike e për një opozitë efikase kundrejt Rilindistëve 2.0 që me gjasë do të shtojnë zullumin”- shkruan Pollo.