Manchester united ka vazhduar me formën e mirë në ndeshjet parasezonale, duke e mposhtur 3:0 skuadrën e Vaalerengas.
Manchester Unitedi i Jose Mourinhos ka fituar një tjetër miqësore. “Djajtë e Kuq” e mposhtën 3:0 skuadrën e Vaalerengas, shkruan Gazeta Express.
Marouane Fellaini (45’), Romelu Lukaku (48’) dhe i riu, Scott McTominay (71’), shënuan për ekipin e Mourinhos.
“Djajtë e Kuq” po vazhdojnë përgatitjet për finalen e Superkupës së Evropës me tetë gusht ndaj Real Madridit.