Arsenali ka shënuar fitoren në miqësoren ndaj kampionit të Australisë, Sydney

Skuadra e Arsenalit e ka nisur me fitore turneun në Australi. Ekipi i Arsen Wengerit ka shënuar fitore ndaj kampionit të Australisë, Sydney me rezultat 2:0.

Golin e parë për londinezët e shënoi Per Mertesacker, në minutën e katërtë, kurse golin e dytë e shënoi transferimi i ri, Alexandre Lacazette, shtatë minuta pa përfunduar takimi.

Në këtë takim Granit Xhaka është inkuadruar në lojë në minutën e 63-të në vend të Per Mertesackerit, shkruan Express.

Kurse, Shkodran Mustafi nuk është pjesë e Arsenalit pasi gjendet në pushime. Ai ka luajtur në Kupën e Konfederatave me Gjermanin dhelpër këtë e ka marrë pushimin me vonës.