Presidenti francez Emanuel Marcon i ka dërguar një urim kryeministrit Edi Rama, pas fitores së zgjedhjeve të 25 qershorit nga PS.

Shefi i Elizesë është ndaluar edhe te reforma në drejtësi duke e cilësuar një hap të madh përpara.

“Keni bërë shumë për shtetin e së drejtës. Reforma në drejtësi është një hap i madh përpara, që afron edhe më shumë vendin me Bashkimin Europian”, thuhet në urimin e Macron.

Presidenti francez shpreh gjithashtu mirënjohjen për rëndësinë, që sipas tij, vendi ynë i kushton Francës.

“Jemi bashkë për Europën e së ardhmes”, thotë Macron.