Sot janë bërë 60 vite prej kur Fiat 500, në atë kohë i njohur si Nouva 500, ka dalë për herë të parë nga linja e prodhimit në qytetin Italian, Torino.

Koncepti i tij për herë të parë është bërë nga dizajnuesi Dante Giacosa, ndërsa është lansuar në vitin 1957, i cili shumë shpejt është bërë i njohur kështu për t’u bërë njëra nga makinat italiane më të njohura e më ikonike në botë, transmeton koha.net.

Dizajni i tij i parë ka qëndruar i pa ndryshuar për së paku tetëmbëdhjetë vite, e që gjatë kësaj kohe afër 4 milionë Fiat 500 janë shitur në të gjithë botën, para se ky model të ndërpritej më 1975-ën.

I gjatë vetëm 2,75m e me peshë vetëm 479kg, produkti origjinal mund të përballonte të kishe një motor 0.479 litërsh që prodhonte vetëm 13 kuaj fuqi.

Besohet se kanë shpëtuar rreth 400 mijë vetura të gjeneratës së parë të 500, dhe ende janë në rrugët italiane.

 

 

Loading...