Klubi i Fiorentinës ka njoftuar se ka shitur mesfushorin spanjoll, Borja Valero, tek Interi.

Praditen e sotme Valero kru me sukses testet mjekësore tek Interi dhe tashmë ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare.

“ACF Fiorentina njofton se ka shitur lojtarin Borja Valero tek Inter. E falënderojmë Borjan për pesë vite të mrekullueshme dhe i urojmë suksese në aspektin njerëzor dhe profesional”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit nga Firenze.

Valero i ka kushtuar Interit 5.5 milionë euro dhe 1.5 milionë të tjera bonuse.

Spanjolli është blerja e tretë e madhe e Interit gjatë kësaj vere, pas portierit Padelli dhe qendërmbrojtësin Milan Skrinari.