Fiorentina po afrohet më pranë një marrëveshjeje për Jese Rodriguez, por problem mbetet paga e tij prej shtatë milionësh euro te PSG.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Viola mund të nënshkruajë me spanjollin me një opsion për të blerë në fund të sezonit.

Sidoqoftë, çështje mbetet paga e tij, pasi lojtari fiton plot shtatë milionë euro në vit në Paris.

Ai është i freskët pas një huazimi të suksesshëm gjashtëmujor në Las Palmas dhe u përpoq të jap më të mirën pas një transferimi prej 25 milionë euro nga Real Madridi verën e kaluar.

Ka vetëm dy zgjidhje, PSG mund të ofrojë që të paguaj një pjesë të pagave të tij ose Jese do të duhet të bien dakord për një zvogëlim page.