Trajnim për aftësi të buta, mentorim nga ana e të punësuarve në qendrat për punë sociale dhe Agjencia për Punësim dhe përfshirje në praktikë, në masë të madhe e rritin motivimin, por edhe mundësitë për punësimin e personave nga kategoritë e cenueshme sociale, ka treguar realizimi i pilot programit që “Finance Think” në 20 muajt e fundit e ka zbatuar me qendrën për mbrojtje të fëmijëve dhe familjare KMOP nga Athina.

“Pilot programi kishte për qëllim të inkurajojë motivim të personave nga kategoritë e cenueshme, punësimin e tyre dhe afrimin në tregun e punës. Ajo ka përfshirë disa masa, si trajnim për aftësi të buta, mentorim nga ana e Qendrave për punë sociale dhe APRM dhe përfshirje në praktikë ose punësim potencial. Në të ishin të përfshirë 120 persona, për 20 prej tyre është siguruar mentorim, 15 janë vendosur në praktikë”, tha Bllagica Petreski nga “Finance Think”.

Programi, shtoi ajo, është dashur të tregojë se cilat janë efektet afatshkurta ndaj motivimit dhe përgatitjes së personave nga kategoritë e cenueshme sociale dhe mundësitë që ata të përfshihen në tregun e punës.

Sipas Petreski, rezultatet kanë treguar se mentorimi e nxit dëshirën për punësim te këta persona për 0.68 për qind në shkallë 1 deri 5, ndërsa trajnimi i rrit shanset për punësimin e tyre.

Xhorxh Aleksopulos, nga KMOP theksoi se me programin targetohet një temë e veçantë e cila synon t’i ndihmojë grupeve të cenueshme të papunë, veçanërisht në një situatë të tillë ekonomike.