Një instruktor i sportit Karate, që quhej Jeff  Doucet Në Luiziana, në qershor të vitit 1983 kishte rrëmbyer një 11 vjeçar dhe e kishte marrë atë në Kaliforni, transmeton Periskopi.

Kur Jody kishte shpëtuar dhe i ishte kthyer familjes së tij, babai i tij Gary Plauche po përballej me raportet se djali i tij ishte sulmuar seksualisht. Sipas njoftimeve, Doucet kishte abuzuar me 11 vjeçarin një vit para se ta kidnaponte atë.

Pas një bastisje, Policia kishte gjetur Doucetin dhe Jodyn në një motel dhe e kishte arrestuar atë.

Në të njëjtin vit kur i ishte kidnapuar djali, babai në një intervistë thoshte se ndihej i pafuqishëm, ndërsa një vit më pas, kur Doucet po përballej me akuzat për veprat penale, Plauche (babai i djalit) po e priste atë me një armë.

I Dyshuari erdhi përmes aeroporti, ndërsa gazetari që ishte aty tregon se si u krye vrasje, gjersa i tërë incidenti u regjistrua nga kamerat. Më pas, oficerët kapën Plauche dhe e pyesnin vazhdimisht se pse bëri një gjë të tillë.

Gazetari tregoi se si Plauche ishte përgjigjur duke thënë “nëse do të kishte qenë fëmijë yt, edhe ti do ta bëje të njëjtën gjë”.

Megjithatë Plauche u cili u deklarua fajtor për vrasjen, u dënua lehtë. Atij nuk i ishte shqiptuar fare masa e burgimit. Ai sërish kishte thënë se do të vepronte njëjtë, në një situatë të tillë.

Loading...