Hasan Qahili nga Grushina e Shkupit, gjysmën e tokës së mbjellë me grurë e korri deri në mesditë. Ky bujk, me bereqetin që po gjen këtë vit është i kënaqur, por thotë se ka pritur edhe më shumë.
Si shkak i të reshurave të mjaftueshme dhe dëmet nga vërshimet, ky bujk po shpreson që nga këta 1 hektar t’i marr rreth 4 tonë kilogram grurë. Megjithatë, ky ka një hall, thotë se nuk ka fitim të mjaftueshëm.
“Për dallim nga vitet tjera sivjet është më dobët edhe buka e grurit është më vogël. Mendoj se për sivjet do të dalim zero me zero, sepse ishte thatësi edhe breshëri i madh edhe e dëmtoj”, tha Hasan Qahili, bujk.
Nga ministria e Bujqësisë thonë se presin diku 2.5 ton në hektar grurë, por nga atje thonë se këtë vit janë mbjell 6 mijë hektar grurë më pak se në vitin e kaluar.
“Sipas analizave ka 6 mijë hektar më pak të mjellur grurë, do me thënë se kemi më pak sasi gruri për hektarë për shkak të shumë arsyeve, këtu hyjnë faktorët klimatik dhe të tjerë, andaj po i bëjmë të gjitha analizat rreth 74 hektar tokë është e mbjellur me grurë andaj i kemi bërë të gjitha analizat që ti kemi të gjithë treguesit në bazë të cilëve do të mund të sjellim vendime dhe të propozojmë masa të cilat duhet të miratohen në Qeveri”, tha Ljupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë.
Vitin e kaluar çmimi ishte nga 6 – 9,5 denarë, por në mesatare është 8 – 8,5 denarë. E nga Asociacioni i bujqve kërkojnë që çmimi i grurit sivjet të rritet 12 denar për kilogram./tv21