Ka filluar në hapësirat e Kuvendit takimi i partive politike shqiptare kësaj radhe i thirrur nga kryetari i Unitetit Gëzim Ostreni.
Në takim nga BDI po marrin pjesë kryetari Ahmeti dhe nënkryetari Izet Mexhiti.
Përfaqësues i LR PDSH-së është deputeti Syrija Rashidi, ndërsa nga RDK në takim është Vesel Memedi.
Bekim Fazliu në takim po përfaqëson PDSH-në.
Në takim mungon përfaqësues i Lëvizjes BESA.