ryeministri Zoran Zaev në seancë të mbyllur të Komisionit kuvendor për politikë të jashtme, në të cilën marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve dhe kryetarët e komisioneve adekuate, do ta prezantojë Propozim-marrëveshjen për fqinjësi të mirë të Republikës së Maqedonisë me Republikën e Bullgarisë.

Në fillim të seancës u arrit marrëveshje midis kryeministrit Zoran Zaev dhe deputetëve nga shumica qeveritare dhe deputetët e opozitës pas mbylljes së seancës ta elaborojë Projekt-marrëveshjen që të kenë kontroll në të.

Para votimit për atë se nëse seanca të jetë e mbyllur ose jo, kryetari i Komisionit për politikë të jashtme Antonio Milloshoski theksoi se anëtarët e Komisionit duhet të marrin material e pastaj të votojnë për propozimin se nëse seanca të jetë e hapur ose e mbyllur për opinionin. Trajko Veljanoski, kryetar i Komisionit për mbikëqyrje mbi ndjekjen e komunikimeve tha se duhet të ketë ndonjë material që të shihet shkalla e besueshmërisë dhe të mund të verifikohen certifikatat e të pranishmëve në seancë.

Kryeministri Zaev tha se nevojitet të hapet debat për Projekt-marrëveshjen në funksion të ndërtimit të politikave konsensuale kombëtare në interes për të gjithë qytetarët.

“Qeveria ndjen për nevojë se kjo kërkesë është intencë e opozitës, ndërsa besoj edhe e të gjithëve në Parlament është qëllimmirë. Dëshiruam që këto çështje t’i hapim në mënyrë siç i ka hije, fillimisht institucioni më i rëndësishëm parlamenti, pastaj kjo do të kalonte në seancë të Qeverisë, pastaj do ta formonim tërësisht opinionin dhe nëse përfundohen të gjithë procedurat në funksion të aspektit pozitiv nga kjo punë kryeministri do të vendoste nënshkrimin e tij, ndërsa gjithsesi Parlamenti do ta ratifikonte marrëveshjen”, tha Zaev. AI shtoi se pritet që marrëveshja të përfundojë më 1 gusht. Kërkesën për seancë të mbyllur e bazoi në Konventën ndërkombëtare të Vjenës, ndërsa gjithashtu tha se nuk do të dëshironte që ta prishë momentin e respektimit të ndërsjellë me Bullgarinë.

Kryetari i parlamentit Talat Xhaferi ishte i qëndrimit se material deri të deputetët mund të dorëzohet edhe pasi u votua që ajo të jetë e mbyllur për opinionin, ndërsa sipas marrëveshjes deputetët të cilët nuk kanë certifikatë të sigurisë do të nënshkruajnë deklarata adekuate.

Seanca e mbyllur filloi pas verifikimit të certifikatave të sigurisë së deputetëve