Si rezultat i bashkëpunimit të rregulltë institucional mes Komunës së Çairit dhe Qytetit të Shkupit, sot fillon rekonstruimi i rrugës “Brigada e Dytë Maqedonase”  nga ndërlidhja me rrugën Hristijan Todorovski Karposh deri te qarkorja në afërsi të SHMQSH “Zef Lush Marku” – gjatësi prej 1181 metra. 

Projekti në fjalë parasheh riparim të plotë që do të thotë gërryerje të asfaltit të dëmtuar dhe të vjetër dhe asfaltim me SPLIT MATIKS asfalt të ri, si dhe ndërtim të korsive (pjesëve të posaçme për biçikleta) dhe riparim të trotuareve ekszistuese në dy anët e rrugës. Për realizim e përpiktë dhe dinamik të punimeve riparuese të rrugës në fjalë janë ndarë mjete në vlerë prej 10,6 milionë denarë. Përfundimi i riparimit të infrastrukturës rrugore në këtë zonë pritet të ndodh në muajin Tetor të këtij viti.

Kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit z. Zahir Bekteshi që sot sëbashku me Kryetarin e Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski dhe Sekretarin e Komunës së Çairit Rami Qerimi inpektoi fillimin e punimeve potencoi se realizimi i këtij proekti dukshëm do të ndikojë në ngritjen e kualitetit të komunikacionit  në Qytetin e Shkupit dhe në Çair. si dhe shpreson se gjatë realizimit të këtij rekonstruimi nuk do të paraqiten aktivitete të paparashikuara dhe se projekti do të mbarojë në afatin e paraparë sipas dinamikës – në muajin Tetor të këtij viti.

Global

Realizimi i punëve do të bëhet nga ana e dy operatorëve ekonomik. Kompania ndërtimore “Pelagonija” nga Gostivari do ta realizojë procesin e asfaltimit kurse riparimi i korsive për këmbësorë dhe biçikleta do të bëhet nga Ndërmarrja Publike për rrugët në Qytetin e Shkupit.

 

T mobile In article [4]