Qyteti i Shkupit sot i filloi punët ndërtimore në fazën e dytë nga projekti për rikonstruim të rrugës Saraj.

Në fillimin e punëve ndërtimore morën pjesën kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe kryetari i komunës së Sarajit, Bekim Murati.

“Sot fillojmë projekt të rëndësishëm infrastrukturor për komunën e Sarajit dhe Shkupit, ndërsa kjo është faza e dytë nga projektit për rikonstruim e rrugës Saraj. Vitin e kaluar e rikonstruuam këtë aks rrugor në drejtim të kishës “Sveta Zllata Megllenska” deri në rrugën që çon drejt fshatit Lubin, në gjatësi prej 665 metra. Sot e vazhdojmë këtë projekt, prej atje ku u ndalëm vitin e kaluar deri në udhëkryqin me rrugën lokale drejt vendbanimit Gllumovë dhe aksin rrugor drejt Tetovës. Në këtë drejtim, i cili është në gjatësi prej rreth 1200 metra, tërësisht do të rikonstruohet rruga, ndërsa do të bëhet edhe riparim i shtigjeve për këmbësorë”, tha kryetari i komunës Trajanovski.

Global

Me këtë, shtoi ai, e vazhdojmë realizimin e projekteve infrastrukturore të kapitalit në këtë komunë, ku para një jave e filluam edhe rikonstruimin e rrugës kryesore në drejtim të vendbanimit Gllumovë. Me realizimin e këtyre projekteve. vlerëson Trajanovski, në mënyrë të konsiderueshme do të përmirësohen kushtet dhe siguria e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

Kryetari i komunës së Sarajit Murati deklaroi se rikonstruimi i rrugës së Sarajit është projekt i shkëlqyer dhe se me realizimin e kësaj faze, së bashku me ndërtimin e projektit të ri në lumin Vardar dhe rikonstruimin e rrugës kryesore në Gllumovë, ne do të kemi infrastrukturë rrugore tërësisht të re nga hyrja në komunë deri te fillimi i vendbanimit Matkë.

T mobile In article [4]

Në terren do të punojnë ekipe të kompanisë ndërtimore “Eskavator MK”, ndërsa punët ndërtimore duhet të përfundojnë për 140 ditë. Ky projekt është i financuar nga Qyteti i Shkupit i cili për të do të ndajë rreth 9,5 milionë denarë.