Të paktën shtatë persona, përfshirë edhe kryetarin e Bashkisë së Ozamis u vranë në operacionin e policisë që ka ndodhur mëngjesin e hershëm të ditës së sotme në qytetin filipinez.

Policia filipineze mëngjesin e sotëm ka bastisur pronën private dhe me këtë rast është përballur me një sulm të armatosur të cilës iu kundërpërgjigj. Konflikti i armatosur ka ndodhur në pronën e familjes së kryebashkiakut Reynaldo Parojinog.

Mediat lokale raportojnë se në konflikt janë vrarë shtatë persona, përfshirë edhe Reynaldo Parojinog, gruaja e tij, një zyrtarë rajonal dhe një gazetarë.

Shefi i policisë, Timoteo Pacleb, tha se operacioni policor është kryer në kuadër të luftës kundër trafikut të drogës dhe armëve.

Familja Parojing është një nga ato familje filipineze të cilat presidenti i Filipines Rodrigo Duterte i ka futur në listën e atyre që mbështesin krimin dhe kontrabandën e drogës.

Parojinog ka mohuar akuzat, por gjatë bastisjes së mëngjesit të sotëm në pronën e tij u konfiskuan sasi të mëdha të drogës dhe armëve të paligjshme./AA