Federata e Fermerëve të Maqedonisë (FFRM), e cila i përfaqëson bujqit me sipërfaqe të vogla, konsideron se çmimi minimal për blerje të grurit për një kilogram duhet të jetë 12 denarë dhe e mbështet propozimin për blerje intervente për këtë çmim për një kilogram.
Në mënyrë të këtillë, thotë FFRM-ja, do të mbrohen prodhuesit e vegjël të grurit, të cilët në pjesën më të madhe e prodhojnë grurin, gjegjësisht nga gjithsej 105.061 ekonomi bujqësore, 104.853 janë bujq të cilët prodhojnë grurë në sipërfaqe prej një deri në tre hektarë.
Sipas FFRM-së, ligjërisht duhet të ndryshohet edhe data për blerje intervente të grurit dhe data të jetë nga një korriku kur është korrja dhe fillon blerja.
Për punën transparente të Agjencisë së Rezervave të Mallrave, nga FFRM-ja kërkojnë ndryshime të nenit 43 nga Ligji për bujqësi dhe zhvillim rural dhe propozohet që në vend që drejtori i Agjencisë të marrë vendim për zgjedhjen e ofertuesve, të formohet komision në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues nga shoqatat bujqësore dhe odat ekonomike.
Këto kërkesa, siç informon FFRM-ja, me shkrim janë dorëzuar më 5 qershor deri te Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe deri te odat ekonomike.
Sipas të dhënave statistikore, sipërfaqja e përgjithshme nën drithë është 67 për qind nga sipërfaqja e përgjithshme nën serra dhe ara, ndërsa gruri merr pjesë me 34,2 për qind. Në vlerën e përgjithshme të prodhimeve bujqësore gruri merr pjesë me 12 për qind