Në festivalin e baltës nuk ka kufizime, mund të ndotësh sa të duash. Këtë moment çlirimi e kanë shijuar pa masë pjesëmarrësit e festës së organizuar si përvit në qytetin bregdetar Borjeong të Koresë së Jugut, të ndodhur rreth 190 km në jug-perëndim të Seulit.

Me mijëra vetë kanë vërshuar në zonë gati për t’u bërë pis, ndërsa festivali llogaritet të ketë tërhequr vitin e kaluar gati 4 milionë vetë, përfshirë 439 mijë të huaj

“Kishim dy javë që e planifikonim këtë vizite. Nuk kemi qenë asnjëherë më parë këtu, por qenka shumë bukur. Festivali i baltës është fantastik!”, tha Hannah Kim, vizitore.

“Kisha dëgjuar për këtë festival, por vetë nuk kisha marrë pjesë ndonjëherë. Po kënaqem shumë. Është fantastike”, u shpreh Joshua Parrish, ushtar amerikan në Korenë e Jugut.

Njerëzit lëshohen në kënaqësinë e zhytjes në baltë, por aty ka dhe shumë lojra, burgje balte, siç i quajnë organizatorët dhe mini-arena mundjeje. Festivali zgjat deri më datë 30 korrik.

T mobile In article [4]