Në festivalin e baltës nuk ka kufizime, mund të ndotësh sa të duash.
Këtë moment çlirimi e kanë shijuar pa masë pjesëmarrësit e festës së organizuar si për çdo vit në qytetin bregdetar Borjeong të Koresë së Jugut, të ndodhur rreth 190 km në jug-perëndim të Seulit.
Njerëzit lëshohen në kënaqësinë e zhytjes në baltë, por aty ka dhe shumë lojra, burgje balte, siç i quajnë organizatorët dhe mini-arena mundjeje.
Festivali zgjat deri më datë 30 korrik.