Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në pajtim me Ligjin për festa në Maqedoni, 2 gushti (e mërkurë), do të jetë ditë jo pune për gjithë qytetarët.

Të mërkurën do të shënohet festa e “Ilindenit”, ndërsa më herët nga kryeministri Zoran Zaev është paralajmëruar se do ta festojë së bashku me kryeministrin bullgar, Bojko Borisov.