Kanë nisur në pistën e Silverstone provat e lira të vlefshme për garën e Britanisë së Madhe. E veçanta e provave të sotme është se Sebastian Vettel me Ferrari zbriti në pistë me xhamin mbrojtës në pjesën e përparme, duke testuar një nga masat mbrojtëse që pritet të aplikohen sezonin e ri të Formula 1.

“Të shohim se sa xhiro do ta përdorim, pasi nuk e kam provuar asnjëherë më parë”, tha Vettel para se të nisnin testen. Xhami mbrojtës është alternativa e sistemit tjetër mbrojtës “halo” dhe skuadrat kanë nisur të aplikojnë për të zgjedhur versionin më të përshtatshëm për garë.